e premte, 5 nëntor 2010

Inaugurohet zyra për Regjistrimin e Popullsisë

Ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri inauguroi Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë, e cila tashmë ka hapur dyert e saj rreth finalizimit të procesit të Regjistrimit. 


Ministrja Tahiri ka përgëzuar konsolidimin e plotë të Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë, si dhe ka përgëzuar UNOPS-in i cili menaxhon me Fondin e Mirëbesimit të projektit të Regjistrimit. 

Me këtë rast është mbajtur një takim i përbashkët me përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, UNOPS-in, si dhe donatorët potencial për Fondin e Mirëbesimit për Regjistrimin e


Popullsisë. Në këtë takim Ministrja e MAP-it, e cila njëherësh edhe drejton Komitetin Drejtues të Fondit shumë-donatorësh të Mirëbesimit, ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të donatorëve për Kosovën dhe ka shprehur falënderimin e saj në veçanti për Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, që në vazhdimësi ka luajtur e po luan një rol kyç në projektin për Regjistrimin e Popullsisë. 


Po ashtu ministrja ka falënderuar dhe donatorët tjerë te cilët tashmë kanë bërë zotimet për fondin e Regjistrimit siç është DFID-ja dhe Qeveria britanike, SIDA dhe Qeveria Suedeze, Swiss Cooperation dhe Qeveria Zvicerane. Gjithashtu , ministrja Tahiri ka shprehur falënderim dhe për Qeverinë e Danimarkës dhe Qeverinë e Luksemburgut te cilët kanë dhënë sinjale kohë më parë për zotime nga ana e tyre, lidhur me mjetet që priten të grumbullohen në Fondin e Mirëbesimit nga ana e donatorëve. 


Gjithashtu, ministrja shprehu falënderim për konsorciumin e ekspertëve nga EUCEP, që po punon bashkë me ESK-në dhe Zyrën e regjistrimit. “Tashmë kemi marrë vlerësime pozitive për punën e përbashkët, nga ana e Organizatës Ndërkombëtare për Monitorim dhe drejtuesi i saj z. Peter Everares . Ky vlerësim ka treguar perspektiva të qarta se Regjistrimi do të mbahet nga 1-15 prill 2011” ka thënë me këtë rast ministrja EditaTahiri, dhe ka siguruar donatorët se zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor, nuk do të pengojnë dinamikat e mbarëvajtjes së procesit të regjistrimit.
shko