e diel, 7 nëntor 2010

Drashkoviq serbëve të Kosovës: Dilni e votoni

Këshilli i përgjithshëm i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe e drejtuar nga Vuk Draskovic ka vendosur njëzëri që dega e kësaj partie në Kosovë të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.
 Draskovic ka deklaruar se kjo është në interesin më të madh të popullit serb në Kosovë, pasi që, sipas tij, zëri i serbëve duhet të dëgjohet edhe në Parlamentin në Prishtinë.

Ai konsideron se ai zë do të ishte shumë më i madh sikur qeveria e Serbisë ta kishte marrë vendimin për t’i ftuar serbët të marrin pjesë në ato zgjedhje, pasi që “askush nga Beogradi nuk ka të drejtë t’i bëjë thirrje popullit serb në Kosovë të bojkotojë luftën për të drejtat e veta” /rtk
shko