e diel, 7 nëntor 2010

Mustafa e Sejdiu i shtrengojne duart

Kryetari Mustafa, ka propozuar që Sejdiu të shpallet kryetar nderi i LDK-së. Në fund ata kanë shtrënguar duart.

 "U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë abstenuar për një kohë, të rikthehen në familjen e vjetër të tyre. Qeverisja viteve të fundit pësoi degradim. Të gjitha raportet ndërkomëbtare theksuan se shteti është ngulfatur nga grupet e interesit. Kosova prin për mungesë të lirisë së shprehjes, kur ne kemi më së shumti nevojë. 

E kemi kritikuar qeverisjen e kaluar jo për motive personale, por sepse kam besuar që nuk është kjo qeverisja që i duhet vendit. Kjo nuk nënkupton se duhet të amnistojmë veten nga gabimet, por ti pranojmë dhe të ecim përpara. Plani i LDK-së është i thjeshtë. Është i zhvillimit ekonomik, mirëqenijes, e mirëqeverisjes. Vizioni për një Kosovë të re, evropiane dhe shtet të zhvilluar e demokratik." ka thënë kryetari i ri i LDK-së Isa Mustafa/ indeksonline
shko