e premte, 5 nëntor 2010

Rrëfimi i një babai për djalin e tij autist

Autizmi është një diagnozë e hasur në një numër çuditërisht gjithnjë e më të madh fëmijësh. Ajo karakterizohet nga përsëritja e vazhdueshme e veprimeve nga ana e fëmijës dhe dëshira e tij e vazhdueshme për të qenë i izoluar. Shpesh prindërit tentojnë që të krijojnë ura lidhëse me fëmijët e tyre, edhe pse kjo është një ndërmarrje shumë e vështirë dhe kërkon mjaft dedikim dhe kohë.


Djali im i madh ka lindur në vitin 2001. Ai ka qenë një fëmijë që luante vazhdimisht me tamburin e vet. Kur ishte 5 vjeç ne nisëm që të bënim foto së bashku për t’u përpjekur që të ndërtonim ura komunikimi dhe emocionale me njëri-tjetrin, kjo sepse im bir sapo ishte diagnostikuar me autizëm. Atëherë unë u përpoqa që të gjeja mënyra për ta kuptuar më mirë djalin tim dhe nuk kam reshtur kurrë së kërkuari krijimin e një lidhjeje me tim bir.



“Echolilia” është një term që përdoret në komunitetin e autistëve dhe u referohet sjelljeve tipike të fëmijëve autistë, sjelljeve të përsëritjes së vazhdueshme të të njëjtit veprim dhe mbylljes ndaj botës. Unë mendoj se fotografia e përbashkët është një mënyrë për të krijuar ura lidhëse mes këtyre fëmijëve dhe pjesës tjetër të botës.


Kur bashkëpunojmë së bashku ndonjëherë jam unë që e drejtoj punën, herë të tjera është im bir dhe shpesh ai më befason me gjetjet e tij të papritura. Pasi kemi bërë foto ulemi së bashku për të parë pamjet e fiksuara dhe i shohim nga këndvështrime të ndryshme. Krijimtaria vë në lëvizje mekanizma të panjohur të botës emocionale te një fëmijë dhe mund të bëjë mrekullia.


Por, për shkak të diagnozës që ka, im bir herë pas here tenton që të ndahet nga realiteti dhe të veçohet si në këtë rast, kur për të realizuar një gjë të tillë ka vendosur në kokë këtë kosh letrash. Brenda tij ai është në mbretërinë e panjohur për mua dhe më duhet që të pres disa kohë derisa im bir sërish të ketë dëshirë ta ndajë me të tjerët botën e tij. Edhe pse kjo ndodh fatkeqësisht radhë.


Një nga tiparet e autizmit, ose më mirë tipari më i dukshëm dhe i konstatueshëm, është të përsëriturit në mënyrë të vazhdueshme të veprimeve të caktuara që ndonjëherë mund të jenë edhe fraza të caktuara që një fëmijë me një diagnozë të tillë i përsërit pa u lodhur, me një këmbëngulje të rrallë dhe shpesh edhe befas në mesin e një bisedimi që nuk ka të bëjë me atë që përsëritet vazhdimisht. Gjithçka nis si një impuls jo si një përmbledhje mendimesh të shprehura. Gjithçka përsëritet në mënyrë ekzakte, me të njëjtin ton dhe të njëjtën mënyrë dhe mbi të gjitha krejtësisht pa kuptim.


Im bir nuk është një autist tradicional. Ai ka një fjalor shumë të pasur, shkon në një shkollë publike dhe merr nota të mira, por në momente të caktuara duket qartë që është në “linja të ndryshme”.


Një natë Krishtlindjesh im bir kishte dëshirë që të ndiznim zjarrin në vatrën tonë. Unë mora dru dhe ai e ndezi në mënyrë të vazhdueshme zjarrin disa herë rresht, ndërsa unë rrija e ndiqja në gjithë këtë përsëritje. Në një moment ai pa një dru që i pëlqeu për nga forma, me të cilin u afeksionua menjëherë dhe e mori pranë vetes duke u përpjekur që ta përkëdhelte. Ndërsa rrinte me copëzën e drurit, më tha që këtë moment ta fiksoja në aparat.


Kjo është një tjetër foto që e kam bërë me këmbënguljen e tim biri, i cili donte që të shtrihej brenda kësaj kutie plastike, i tëri i zhveshur dhe në këtë pozicion gjysmë embrional. Për mua është një nga më të bukurat, sepse më kujton kohën e lumtur kur unë dhe ime shoqe prisnim djalin tonë të parë të vinte në jetë.
shko