e premte, 5 nëntor 2010

Pakistan, rrëzohet avioni, 22 të vdekur

Një avion carter është rrëzuar vetëm pak momente pasi është ngritur në ajër nga aeroporti i Karacit, duke shkaktuar vdekjen e 22 personave që ndodheshin në bord.
Autoritetet përgjegjëse kanë deklaruar për mediat lokale, se dyshohet që shkak i rrëzimit të jetë bërë një problem në njërin prej motorëve.
Sipas burimeve, avioni po transportonte punonjës të një kompanie nafte, që po udhëtonin drejt një fushe nafte në provincën e Sindit.

“Avioni është shkatërruar, trupat e vdekur janë djegur dhe mund të jetë i pamundur identifikimi i tyre”, ka deklaruar koloneli Noor Alam. / tch
shko