e premte, 5 nëntor 2010

Publikohet biografia pikante e mbretit të Suedisë

Del në dritë një biografi e Mbretit të Suedisë, Karlo XVI Gustavo, ku sovrani përshkruhet se njeriu i marrëdhënieve jashtëmartesore dhe i festave të shfrenuara.
 
Biografia e shkruar nga tre gazetarë, e titulluar “Karlo XVI Gustavo, mbret kundër vullnetit të tij”, flet për rininë e sovranit suedez dhe për ngjitjen në fron në moshën 27 vjeçare.
Por një pjesë të madhe të faqeve të librit e zënë festat e organizuara me miqtë nën shoqërinë e vajzave të reja.

“Ne kemi kërkuar të paraqesim mbretin ashtu siç është dhe se si përceptohet në rrethin e ngushtë të miqve të tij”, deklarojnë autorët e biografisë.




shko