Martesa e Ema Andreas, aktores së suksesshme shqiptare, kishte marrë fund prej afro një dekade. E megjithatë, artistja vetëm dje ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Kostandin Kapo. Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, pedagogia e Akademisë së Arteve, shprehet se martesa me Kapon e ka humbur qëllimin dhe se nuk mund të bashkëjetojnë më me njëri-tjetrin.
“Jemi njohur me dashuri me njeri-tjetrin, ndërsa vitet e para të martesës kemi kaluar mirë së bashku. Me kalimin e viteve, kemi vërejtur mospërputhje mendimet dhe karakteresh dhe për këtë shkak prej 10 vitesh lidhja jonë është jofunksionale, e që prej kësaj kohë kemi jetuar të veçuar nga njeri-tjetri. Jemi përpjekur në disa raste të shpëtojmë martesën tonë, por rezulton që të gjitha përpjekjet në koha kanë rezultuar të paefektshme”, - shprehet aktorja, e cila ka pasur një diferencë moshe me Kapon prej 14 vitesh.
Ema Andrea i ka kërkuar gjykatës t’i besojë dhe kujdestarinë e vajzës së vetme, Sara, të cilën e ka sjellë në jetë gjatë lidhjes martesore me Kapon.. Pak muaj më parë në faqet e suplementit “Bluethooth” të “Gazeta Shqiptare”, u publikua një lajm lidhur me jetën private të aktores mjaft të suksesshme Ema Andrea. Pedagogia e Akademisë së Arteve prej disa kohësh është në lidhje dashurie me një regjisor të ri. Ai quhet Ergys Lubonja dhe duket se i ka rrëmbyer zemrës, Emës, e cila vetëm këto ditë ka vendosur të ndërmarrë hapat për zgjidhjen ligjore të martesës së saj me Kostandin Kapon, me të cilin lidhi martesë në vitin 1994./bw