e mërkurë, 19 janar 2011

Nënat gjidhënëse kërkojnë zgjidhje në Facebook

Me siguri që keni parë se si rrjetet sociale janë përdorur për punë të dobishme dhe qëllime biznesi. Por diçka të tillë as nuk e keni parë dhe dëgjuar. Nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji kërkojnë zgjidhje në Facebook.
Sipas lajmit të “Time” gruaja e quajtur, Shell Walker, ka krijuar një faqe të titulluar “Eats on feets” e cila ka për qëllim bashkimin e nënave që nuk kanë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijët, me ato të cilat kanë me shumicë. Me ndihmën e kësaj faqeje veçanërisht nënat e fëmijëve djem të porsalindur, të cilat nuk kanë qumësht të mjaftueshëm nëpërmjet Facebook-ut lidhen me nënat që kanë shumë qumësht.  

Kjo praktikë, e cila në fillim dukej si një metodë vendase më pas mori përmasa globale.  E përhapur në 98 grupe vendase, brenda një jave kjo praktikë ka filluar të përdoret jo vetëm në  50 qytete të SHBA-së por edhe në 22 shtete të tjera.

Disa nëna preferojnë të nisin qumështin me kavanoza ndërsa të tjera preferojnë ta ushqejnë direkt. 

Shkaku i suksesit të kësaj praktike është shtrenjtimi i bankave të qumështit (100 dollarë për një ditë qumësht) dhe pasterizimi i këtij qumështi. Edhe OBSH-ja sugjeron qumështin e papërpunuar në rastet kur fëmijës nuk i mjafton qumështi. Dhe kjo ndikon në rritjen e kërkesës ndaj një praktike të vjetër që është kërkimi i nënave gjidhënëse. 

Rrjeti ''Eats on Feets'' paralajmëron nënat rreth masave që duhen marrë dhe rreziqeve. Një nga masat parandaluese është zierja e qumështit para përdorimit. Sipas studimit të bërë nga Universiteti i Kalifornisë, ngrohja e qumështit në këtë mënyrë zhduk bakteret dhe virusin HIV.

Koha do të tregojë sesa e suksesshme do të jetë kjo praktikë me gjithë avantazhet dhe disavantazhet që sjell.
shko