e martë, 21 dhjetor 2010

Kulla e Pisës drejton pak “belin”

Kulla e Pisës është ndërtuar që në vitin 1173 si simbol i fuqisë dhe pasurisë, por ka përjetuar pak përkulje për shkak të butësisë së themeleve.
E vendosur në qytetin Pisa në veri të Italisë, kulla arriti të drejtojë pak “belin” pas restaurimit të fundit.

Pas tetë vitesh punime, lakimi ose përkulja me të cilën u bë e famshme kulla, u konstruktua me 45,72 cm duke bërë që ndërtesa të marrë formën e vitit 1838.

Specialistët pohojnë se kulla, e cila ka rrezikuar disa herë  shembjen, tani është siguruar edhe për të paktën 200 vite të tjera./gs
shko