e shtunë, 11 dhjetor 2010

Najada e harron Olsin


Ajo ka marrë iniciativën për t’i thënë mjaft lidhjes me Olsin, e cila filloi të ketë aq shumë ulje-ngritje, sa mendoi se nuk ia vlente më. 
Një ndarje si kjo e Najadës me Olsin natyrisht që nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur, aq më tepër kur vetëm pak kohë më parë të dy tregonin në intervista se së shpejti do të fejoheshin zyrtarisht. 

Në një paraqitje të saj në “Top Channel” dy ditë më parë, Najada rrëfeu se vendin e Olsit nuk e ka zënë akoma ndonjë tjetër, por paparaci ynë sjell këtë foto të realizuar fundjavën e kaluar në një pub ku Noçja është në shoqërinë e një djali dhe normalisht duke e parë, pak dyshime na lindin. 
Megjithatë, le t’ia lëmë kohës për të zbuluar më shumë rreth djalit në krah të Noçes.
shko