Vendoseni Laptopin në sipërfaqe të forta:pengimi i ajrosjes së kompjuterit tuaj mund të shkaktojë djegien e tij. Prandaj vendoseni laptopin në vende të forta. Mbajeni larg nga sipërfaqet që pengojnë qarkullimin e ajrit.
Mbajeni kompjuterin në vende të sigurta:çantat për laptopë janë vendet më të sigurta për ta mbajtur atë. Por përsëri edhe nëse e vendosni në çantën tuaj mund të jetë e rrezikshme. Vendosja e kompjuterit në çante pa e fikur, mund ta djegë atë.
Mos hani apo pini diçka afër laptopit:derdhja e diçkaje mbi kompjuter mund ta prishë atë. Prandaj mbajeni laptopin sa më larg pijeve dhe ushqimeve.
Mbylleni laptopin kur e mbartni nga një vend në një tjetër: nëse doni ta çoni kompjuterin nga njëra dhomë në tjetrën atëherë mbylleni. Mos e mbani të hapur gjatë mbartjes sepse e ruani nga çdo lloj dëmtimi.
Mos e lini laptopin në sipërfaqe të buta: ju mund ta keni të lehtë ta vendosni laptopin mbi jastëk ndërkohë që shihni TV në divan, por, kjo mund ta dëmtojë atë ngase pengon qarkullimin e ajrit.
Mos e vendosni asnjëherë në tokë: kjo mund t’ju duket një ide e mire kur keni ndonjë punë urgjente por mos harroni se dikush mund të shkelë mbi të apo ta dëmtojë.
Pastrimi i vrimave të laptopit: sigurohuni që nuk ka hyrë ndonjë gjë në vendet e hyrjes e daljes të laptopit. Veçanërisht kontrolloni vrimat e ajrosjes. Pluhuri dhe papastërtitë mund të ndikojnë negativisht.
Mbrojeni nga lagështira: mos harroni se lagështira është shumë e rrezikshme për kompjuterin. Ashtu si mund të dëmtojë kartën bazë, ashtu mund të dëmtojë dhe ekranin.
Kontrolli i ventilatorit: mosfunksionimi i ventilatorit bëhet shkak i nxehjes së tepërt të laptopit dhe në fund, prishjes së tij. Nëse nuk jeni të sigurt për funksionimin normal të tij, atëherë kontaktoni firmën. Këtu mund të gjeni programe të posaçme kontrolli.
Mbyllni laptopin: edhe pse mund të duket e panevojshme kjo do të ndalojë shikimin nga ana e të tjerëve të punës suaj. Butoni Windows dhe L mund të bllokojë laptopin tuaj, më pas mund ta hapni me butonat Ctrl+Alt+Del./gs