e mërkurë, 15 dhjetor 2010

SHBA: DIALOGU KOSOVË - SERBI MBETET NJË PRIORITET

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mbetet një prioritet, pasi të jetë kryer procesi i zgjedhjeve.


“Ne sigurisht shpresojmë dhe natyrisht kjo është një prioritet,” tha zëdhënësi i Departmenti të Shtetit, Mark Toner i pyetur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ‘nuk ka një afat kohor për këtë.’



“Atë që ne duam të shohim është që të kalojmë këtë periudhë të zgjedhjeve në mënyrë stabile dhe paqësore dhe të arrijmë ato rezultate që janë transparente dhe të besueshme për popullin e Kosovës,” tha zëdhënësi i qeverisë amerikane. 


Ai ka vlerësuar se ‘dialogu është thelbësor për gjithë rajonin për ta lëvizur në binarët kah integrimi evropian dhe evroatlantik.’


Dje Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur autoritetet zgjedhore të Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda një kohë shumë të kufizuar ndërkohë që i kanë bër thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shqyrtojë parregullsitë që janë vënë re/ rtk
shko