Si do t’i kalojnë VIP-at festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri? Në jaht, në shtëpinë e prindërve, në Disneyland apo në skenë... Secili prej tyre ka traditat që i ndjek çdo vit. Gjel deti, lule, dhurata dhe drita për të zbukuruar pemën. Këto katër fjalë na kujtojnë Krishtlindjet në të gjithë botën, megjithatë ka edhe nga ata që duan t’i thyejnë këto rregulla dhe të festojnë ashtu si do u pëlqente. Nga Amy Winehouse, që duhet ta harrojë drekën e festës për të promovuar diskun e saj të ri nëpër botë,tek Johnny Depp, që do të këndojë “Merry Christmas” në sheshin e xhirimeve për serinë e re të “Piratët e Karaibeve”. Aktori ka shpenzuar plot 45 mijë euro për t’i bërë dhurata gjithë trupës në sheshin e xhirimeve: bleu rreth 500 xhaketa për t’u siguruar se askush nuk do të vuajë nga i ftohti. Por, për Vanesën dhe dy fëmijët dhuratat nuk janë kaq të thjeshta. “Ashtu si çdo vit, edhe kësaj here familja meriton vend të veçantë”, - thotë Deep. Me pak fjalë, secili do të ketë Krishtlindjet që meriton.
Po Lady Gaga? Me sa duket, pop-stari i ka thënë lamtumirë zakoneve tradicionale të festës së Krishtlindjeve: nuk kërkon të bëjë asgjë të veçantë, thjesht të rrijë në shtëpi me të dashurin e saj. Ndoshta pas kësaj heshtjeje mund të fshihet ndonjë martesë sekrete me të fejuarin e saj, Luc Carl, për të cilin ka thënë se dëshiron ta bëjë burrin më të lumtur në botë pikërisht gjatë festave të ndërrimit të viteve.
Por, nëse për Lady Gaga-n asgjë nuk është e sigurt, Kate Perry ka vendosur të zgjedhë mes familjes së saj dhe familjes më të famshme të Amerikës, asaj Simpson. Për herë të dytë ajo do të jetë pjesëmarrëse në serinë e fundit të këtij seriali kaq të adhuruar. Julia Roberts nuk e ka vendosur akoma se ç’do të bëjë për Krishtlindje, por me siguri miqtë dhe të afërmit do të marrin prej saj dhurata të mrekullueshme, pas shumës 1.200.000 euro që “Lavazza” i dha aktores për faktin se mori pjesë në reklamën e saj të fundvitit.
Ndërkaq, George Clooney ka zgjedhur Brazilin për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve nën shoqërinë e shoqes së tij, Elisabetta Canalis. “Brazili është vendi që na pëlqen të dyve, dhe vendosëm të shkonim pikërisht aty për të festuar orët e fundit të vitit”, - ka deklaruar aktori amerikan.
Britney Spears do të bëjë të njëjtat çmenduri për t’i befasuar fansat këto Krishtlindje: pasi këndoi shtëpi më shtëpi këngë për Krishtlindje bashkë me Ellen DeGeneres në vitin 2008, dhe pasi ekzekutoi çdo plan për t’i uruar gëzuar festat në mënyrë kreative dhe argëtuese fansave të saj, ka ardhur momenti të hidhet sërish në sulm. Sipas zërave që qarkullojnë, Britney ka vendosur të nxjerrë albumin e saj të ri këto ditë. Por ku i dihet, ndoshta bën edhe ndonjë çmenduri tjetër nga ato që vetëm ajo di: si për shembull, të qethë kokën zero. Secili prej tyre ka traditat që i ndjek çdo vit.
Nga ana tjetër, Angelina është dhënë kaq shumë pas filmit të saj të ri, “The Tourist” sa ka vendosur të bëjë turisten e vërtetë për Krishtlindje. Por, ai që do e shoqërojë nuk do të jetë partneri i saj kinematografik, Johnny Depp, por ai i jetës. Jolie dhe Brad Pitt bashkë me fëmijët kanë mbërritur në Paris për t’ju dedikuar relaksit dhe dhuratave të Krishtlindjeve për të gjithë. Çifti Brangelina ende nuk e ka vendosur nëse do të ndalë aty për festat e fundvitit.
Ishujt tropikalë
Dëshira më e madhe e të famshmëve në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë ishujt tropikalë. Shumë prej tyre i kanë blerë shtëpitë larg nga kaosi i qyteteve, në zona të tilla si Karaibet dhe Amerika Latine. Këto parajsa tropikale janë afër SHBA dhe Europës, por shumë larg monotonisë dhe zhurmës së përditshme. Disa yje Hollivudi si Eric Clapton, Bruce Willis apo Mick Jagger, do të shijojnë një trajtim special në shtëpitë e tyre me një kuzhinier privat dhe një staf të tërë që do të përkushtohet për ta për Krishtlindje. Ja disa prej shtëpive luksoze ku VIP-at do të struken për të festuar: Eric Clapton do të shkojë së bashku me miqtë në rezidencën e tij në ishullin Antigua, ku ka një “parajsë” prej 45 hektarësh, vilë me sipërfaqe 10 mijë metra katrorë me një arredim përrallor, ku vetëm qiraja kushton rreth 50 mijë dollarë në javë. Steve Martin ka një shtëpi gjigande në St. Barth, të cilën kur nuk e përdor vetë, e lë me qira për një shifër prej 30 mijë dollarësh në javë. David Copperfield do t’u ofrojë të ftuarve një eksperiencë unike në rezidencën e tij në Bahamas. Ai ka vendosur të shkojë t’i festojë aty Krishtlindjet dhe ndërrimin e viteve. Mick Jagger do të shkojë në vilën e tij me stil japonez dy hapa larg detit, në ishullin e Mustique./gsh