Pas albumit të titulluar “Ma i Madhi N’Ven”, i cili është promovuar me 27 nëntor në Olten të Zvicrës, djemët e ''Tingulli 3'nt'' besohet se do të publikojnë edhe një videoklip, ku ata shfaqen të veshur me rrobe me motive tradicionale shqiptare.
Të paktën kështu paralajmërojnë disa fotografi të publikuara në faqen e ''Baba records'' në rrjetin social Facebook, ku Agoni dhe Getoari kanë zgjedhur një ambient malor, ndërsa janë të veshur me veshje malësore të trevës së Rugovës. Si në pothuajse çdo paraqitje te tyre, as këtu nuk mungon prezenca e vajzave, te cilat gjithashtu janë të veshura motive kombëtare. / Zhurna