e mërkurë, 19 janar 2011

14 vjeçari befason botën me lojën për iPhone (Video)

14 vjeçari Robert Nay ka bërë një mrekulli. Lojën për iPhone, e cila përgjatë dy javëve është shkarkuar prej më shumë se 2 milionë përdoruesve të iPhone.
Loja e amerikanit të vogël nga Utah quhet “Bubble Ball” ndërsa është vendosur në internet prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar. 
Kjo është një lojë mjaftë e thjeshtë, ku qëllimi është që topi të futet në portë prej pozicioneve të ndryshme. Mrekullia qëndron se i riu e prodhoi lojën në dhomën e tij pas konsultimit të librave të programimit. Ai tashmë ka nisur të punoj në lojën e re, ndërsa thotë se është sekret. Aplikacioni i lojës mund të shkarkohet falas. Po të paguhej një euro për të, i riu do të ishte milioner. /indeksonline/

shko