Duke lexuar >
Fillimi
>
KOSOVË
>
Mos ia mësyeni pikalimit të Kullës
Policia kufitare e Kosovës bën të ditur se nga shefi i Policisë kufitare të Malit te Zi, njëherit përgjegjës i vendkalimit kufitar me Kosovën, Kullë, dje kishte marrë një kërkesë që të mos lejoheshin mjetet e rënda të transportit me peshë (të ngarkuar) të shkojnë në drejtim të Malit të Zi për shkak të riparimeve që janë duke u kryer në rrugë të Malit Zi.
Riparimi i tyre, sipas kërkesës, po bëhet për shkak të dëmtimit që kishin pësuar nga vërshimet në Mal të Zi, ditë më parë.
Policia kufitare e Kosovës porositë shoferët që të zgjedhin drejtime alternative për në Mal të Zi deri sa të mos kryhen punimet atje.
Artikujt tjerë të ngjajshëm:
KOSOVË