koleges Genta Ismajli. Saim Gjinolli është emri i djalit për të cilin u përfol se ishte në një lidhje me Bigun. Në fakt e gjitha kjo më shumë se sa një lajm i vërtetë duket të jetë një shkaka që i është bërë Big Mamës nga dy koleget e saj, Genta Ismajli dhe Fjolla Morina.
Këto dy të fundit kanë shkrepur një foto teksa Bigu puthej me stilistin Gjinolli, në kuadrin e një shakaje. Publikimi i fotos në facebook.com, ka mjaftuar për të krijuar më pas zhurmën që është bërë këtë javë në mediat rozë.
Megjithatë Big Mama ka sqaruar se lajmi nuk është i vërtetë dhe se puthja është thjesht një puthje miqësore. Të njëjtin pohim kanë bërë edhe protagonistët e tjerë të asaj mbrëmjeje gjatë së cilës është bërë fotoja, duke sqaruar e njëherë e mirë këtë situatë./yp