e martë, 25 janar 2011

Cila është më e forta në Facebook!?

Adelina Ismaili dhe Genta Ismaili mbajnë primatin e këngëtarëve që kanë më së shumti adhurues në Facebook. Pas nuk mbeten edhe këngëtaret e tjera.
Zhvillimi i rrjetit social “Facebook” ka bërë të mundur që shumë këngëtare shqiptare të shtyhen më njëra-tjetrën sa i përket adhuruesve të tyre në Facebook.
Tashmë shumica prej tyre kanë krijuar “Fan Page” e tyre, përderisa edhe “like” nga adhuruesit e tyre nuk mungojnë.
Por, më e kërkuar në këtë rast duket se është këngëtarja Genta Ismajli, e cila në disa faqe që i ka hapur në Facebook, së paku në tri sosh, ka më shumë se 200 000 adhurues .
Në një link Genta ka 183 281 “likes”, përderisa në disa të tjerë ka më shumë se 20 000. Kjo e bën këtë këngëtare mjaft të popullarizuar në këtë rrjet, përderisa këngëtarja publikon edhe lajmet për të në këtë faqe.
Jo shumë larg, e ndoshta edhe më shumë se Genta, është Adelina Ismajli, e cila po ashtu kalon 200 000 klikime në këtë rrjet social. Adelina ka 136 498 në një faqe të Facebook’ut kurse në një tjetër ka 61 872 likes.
Në vendin e tretë është këngëtarja Zanfina Ismaili, motra e Adelinës e cila po ashtu ka një numër të madh adhuruesish. Zanfina deri tani ka 86 497 adhurues, përderisa pasohet nga Dafina Zeqiri, e cila ka disa faqe të adhuruesve në Facebook.
Dafina në një vend ka 43 343 adhurues, kurse në një vend tjetër 29 434 adhurues, por edhe disa faqe të tjera të kësaj këngëtareje që po ashtu kanë adhurues.
Një këngëtare e re, që është befasi e që gjendet në këtë listë, është këngëtarja Dafina Rexhepi, e cila ka më shumë adhurues se Elvana Gjata.
Rexhepi ka 47 871 adhurues në vetëm në një “fan page”, përderisa ka edhe disa fan page me më shumë se 10 000 likes.
Tuna është po ashtu një tjetër këngëtare që i ka punët mirë me adhuruesit e saj në Facebook, pasi që ka më shumë se 67 478 në një “fan page”, përderisa nuk mungojnë edhe faqe të tjera të adhuruesve të saj.
Elvana Gjata po ashtu është njëra prej këngëtarëve që po ashtu është e adhuruar në Facebook. Elvana në një grup ka 47 519 kurse në një tjetër 19,224 “like”.
Punët nuk i ka mirë, ose nuk i ka më mirë sesa këngëtarët e lartpërmendura, Nora Istrefi e cila ka vetëm 26 696 “likes”. Ndërkaq, këngëtarja e re Argjentina Ramosaj ka më shumë adhurues së Vesa Luma. Argjentina ka 23 273, kurse Vesa 23 144. /yp/
shko