e diel, 9 janar 2011

Demokracia në Veprim: Po votohet në shtëpi private

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, në konferencë e parë për media ka paraqitur të dhënat e procesit të rivotimin në 5 komuna. 

Sipas raporteve të tyre të marra nga vëzhguesit në terren deri në orën 8 të gjitha vendvotimet janë hapur me
kohë, përveç vendvotimit 2114b/01r, ku kishte vonesë prej 15 minutave, kjo për shkak te vonesës se komisionarëve.

Përfaqësuesi i këtij koalicioni Kreshnik Basha, tha mes tjerash se vëzhguesit kanë   raportuar po ashtu se janë mbyllur për 45 minuta dy vendvotime (0319e/01r dhe 02) në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, kjo për shkak të prezencës së madhe të vëzhguesve partiak, të cilët refuzuan ta lëshojnë vendvotimin.
Ndërkohë, qendra e votimit 2119b në Syriganë të Skenderajt (vendbanim i banuar nga komuniteti Serb) është duke u votuar në shtëpi private e jo në shkollë. 

Demokracia në Veprim ka ftuar subjektet politike që të demonstrojnë përgjegjësi politike dhe të mundësojnë një garë korrekte dhe demokratike.Demokracia në Veprim kësaj radhe ka të angazhuar mbi 500 vëzhgues, nga dy për çdo vendvotim, një nga komunat përkatëse dhe një nga komunat të tjera të vendit./indeksonline
shko