Këto ndryshime kanë ndodhur pasi Adi Krasta do të lërë detyrën e tij të prezantuesit për të nisur sfidën e re të “100 Milion”, ndërsa përveç tij pritet të largohet edhe autorja italiane, Alessia.
Edhe pse kontrata e saj përfundonte në maj të këtij viti, drejtuesit e televizionit nuk kanë menduar ta mbajnë atë më gjatë, por ta ndërpresin marrëdhënien e punës me Alessian për të afruar në këtë rol një personazh të njohur të muzikës, dhe pikërisht kantautorin Armend Rexhepagiq, i cili do të jetë autori i programit “E diell”.