e hënë, 17 janar 2011

Katastrofat më të mëdha muzikore

Revista “Rolling Stone” i përzgjodhi 10 gjërat më të këqija që ndodhën në muzikë gjatë vitit të kaluar. Në vendin e parë u rendit Courtney Love, bashkëshortja e të ndjerit Kurt Cobain-it.

“Ribashkimi” i ish grupit të saj “Hole” është gjëja më “katastrofike” e cila ndodhi në muzikë gjatë vitit 2010, dhe kjo pasi që e ka shfrytëzuar vetëm emrin e bendit, derisa ajo i kishte ftuar muzikantë plotësisht tjerë që të punojnë me të.

Zërin nuk e kishte në nivel, ndërsa në albumin rikthyes nuk u gjend asnjë këngë e cila mund të veçohej si hit. Bendi “The Who” gjendet në vendin e dytë për shkak të paraqitjes së tyre në gjysmëfinalen e futbollit amerikan “Super Bowl”. Albumi “Bionic” i këngëtares së mirënjohur, Christina Aguilera u radhit në vendin e tretë, për shkak se pa sukses u mundua ta kopjonte stilin e Lady Gaga-s.

“Biebermania” mbretëron në mesin e adoleshentëve në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që solo albumi i parë i Nick Jonas-it, nga “Jonas Brothers” kaloi shumë keq me vetëm 150.000 kopje të shitura. Për këtë u gjend në vendin e katërt.

Në listë gjenden edhe këngët, “Pray“ e Justin Bieber-it, “The time” nga “Black Eyed Peas”, dhe ndarja e grupit “Fall out boy”./yp
Lista e më të këqijve:

1. Ribashkimi i grupit “Hole” 
2. Performanca e bendit “The Who” në “Super Bowl”
3. Albumi “Bionic” i Christina Aguilera-s
4. Solo albumi i Nick Jonas-it
5. Turneu rikthyes i “Stone Temple Pilotsa”
6. Kënga “Bang A Gong” e Santana-s dhe Gavin Rossdale-s
7. Spoti “Hold My Hand” i Jackson-it dhe Akon-it
8. Kënga “Pray” e Justin Bieber-it
9. Ndarja e grupit “Fall Out Boy”
10. Kënga “The Time” e “Black Eyed Peas”
shko