Kaltrina Selimi, këngëtarja e njohur kosovare, nuk ka të ndalur duke na sjellë këngë dhe videoklipe të reja.Kënga “Zero” u promovua për
xhirimet e vitit të ri, këngë e cila po pëlqehet shumë nga publiku. Ajo shkëlqeu në të gjitha paraqitjet e saj skenike me look-un e ri. Këngëtarja, përveç suksesit në muzikë edhe gjërat e tjera po i ecin si është më së miri në jetën e saj private.
Ajo dhe fejuari, Dritoni, po perjetojnë ditët më të mira në krah të njëri-tjetrit…”I kemi shpeshtuar jashtëzakonisht shumë vajtje -ardhjet për në Londër dhe Prishtinë. Meqë unë isha e zënë, kësaj radhe si suprizë erdhi Dritoni dhe do të jemi bashkë plot 1 muaj. Po mundohem që ta ambientoj me Prishtinën, sepse pas dasmës, e cila do të ndodhë këtë vit, kemi vendosur të dy të jetojmë në Prishtinë “, u shpreh Kaltrina. Ajo po ashtu na tregoi se qysh tani i kanë filluar emocionet për dasmën, e cila pritet të jetë këtë verë. Ndërsa sa i përket muzikës, na tregon se është në përgaditje të një një kënge të re, të cilën do të t’ia bashkangjisë edhe klipit. /vipat