Prokurorët në Milano po hetojnë nëse Berlusconi ka paguar për të pasur marrëdhënie seksuale me një të mitur në mënyrë që
pastaj të fshehë veprimet e tij. Megjithatë, kryeministri i mohon akuzat dhe i quajti ato groteske.
"Vajza ka mohuar se ka fjetur me mua dhe ka pranuar edhe një dëshmitare tjetër 24-vjeçare, e cila ka thënë se vetëm jemi argëtuar në parti,"ka thënë Berluskoni.
Balerina Ruby tha në një intervistë për italianen Sky se Berlusconi nuk e dinte se ajo ishte e mitur dhe se ai i dha asaj të holla, sepse dëshironte ta ndihmonte familjen e saj.
Edhe një herë përsëriti se nuk ka pasur seks ndërmjet tij dhe Berlusconit por vetëm janë argëtuar dhe kanë bërë shaka.
Prokuroria ka dërguar një ftesë zyrtare Berlusconit dhe avokatëve të tij për të paraqitur provat. /indeksonline