Në seancën e dëgjimit, e mbajtur së fundi, të mjekut Condrad Murray-t, i cili është i akuzuar për vrasjen e Michael Jackson-it, dolën në
shesh shumë detaje nga jeta e mbretit të popit, për të cilat deri më tani vetëm është spekuluar.
Është zbuluar se superylli gjatë fjetjes gjithmonë kishte mbajtur kapelën kirurgjike dhe se kishte filluar të mbetej pa flokë. Këtë e konfirmoi edhe mjeku i ndihmës së shpejtë i cili kishte ardhur pas thirrjes në vilën e tij, duke thënë se këngëtari ka pasur flokë të rralla dhe se mbante parukë.
Në autopsi më në fund u vërtetua se Jacko kishte vuajtur nga vitiligo, me çka ranë poshtë të gjitha spekulimet për operacionet e ndërrimit të ngjyrës së lëkurës.
Në sqarimin, mjeku dëshmitar tha se këngëtari ka qenë i detyruar që çdo ditë të përdorë sasi të mëdha të kremit për zbardhjen e lëkurës, pasi që kjo ishte mënyra e vetme që t’i fshihte shenjat e shkaktuara nga depigmentimi. /indeksonline