Psikologët britanikë konfirmuan se dita e sotme, e hënë, 17 janar 2011 është dita më e mërzitshme e këtij viti dhe
për këtë arsye nuk duhet të habitemi shumë nëse nuk e ndiejmë veten plotësisht të angazhuar.
''Borxhet për shkak të shpenzimeve të tepruara gjatë festave, moti i keq dhe mospërmbushja e premtimeve të Vitit të Ri, bëjnë që në këtë ditë të ndjehemi më të padisponuar sesa ndonjë ditë tjetër të vitit'', shkruan gazeta angleze "Daily Telegraph".
''Megjithatë, nuk duhet të biem në dëshpërim'', shton ajo.
''Disponimi më i mirë do të jetë nëse ndihmoni ndokënd që ka nevojë. I mirëseardhur është edhe një kompliment i papritur'', shkruan gazeta. /indeksonline/