Në një konferencë të jashtëzakonshme për media drejtues të Demokracisë në Veprim, kanë bërë të ditur se
në një qendër të votimit në Koreticë të Drenasit , vëzhguesit e Demokracisë në Veprim janë kërcënuar nga personat të autorizuar.Driton Selmanaj, tha se pasi që kërcënimi ka qenë serioz atëherë Demokracia në Veprim, ka vendosur që të tërheqë nga kjo qendër e votimit vëzhguesit e saj, dhe pas këtij vendimi kjo qendër nuk është duke u mbuluar nga Demokracia ne Veprim.
Selmanaj më këtë rast i ka bërë thirrje partive politike që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që të ndikojnë në komisionert e tyre, qe të mos pengoj këtë proces, pasi sipas tij ky nuk është lajm i mirë pasi po dëmtohet procesi, por edhe misioni i Demokracisë në Veprim që të ofroi më shumë informacione nga terreni./indeksonline