Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë rezultatet e pjesëmarrjes së qytetarëve në pesë komunat ku po rivotohet.
Kryetarja e KQZ-së, Valdet Daka, ka thënë se deri në orën 16:00 në Deçan kanë votuar 27.28 për qind, në Drenas 44.83 për qind, në qendrën e votimit në Lipjan 45.76, në Skenderaj 41.19 për qind dhe në qendrën e votimit në Malishevë 30.55 për qind.
KQZ do të mbajë konferencën e radhës në ora 20:00, ku do të japë rezultatet e fundit rreth pjesëmarrjes në votime./indeksonline