LDK: "Në qendrën e votimit në Prekaz të Epërm të Skënderajt, që nga ora 17 nuk ka rrymë elektrike, ndërsa procesi ka vazhduar edhe
pse kushtet për të votuar mungojnë. Në kushte të tilla, numri i votave në kuti është rritur shumë në krahasim me trendin dhe përqindjen që ka patur procesi gjatë tërë ditës. Kjo lë të kuptohet se aty procesi zgjdhor po dëmtohet në tërësi."18:03 Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se që nga ora 17 e 40 minuta ka patur ndërprerje të rrymës edhe në qendrën e votimit në Malishevë, pastaj në qendrën e votimit në Irzniq dhe në Gramaçel të Deçanit, vendbanime këto të njohura si bastione të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron këto ndërprerje të rrymës të qëllimshme dhe formë për të bërë presion te votuesit e pëë të manipuluar procesin. Lidhja Demokratike e Kosovës sërish bën thirrje për respektim të ligjit dhe të kodit të mirësjelljes. LDK kërkon nga të gjitha institucionet dhe akterët që të garantiojnë procesin, që qytetarëve t’u mundësohet shprehje e lirë e vullnetit të tyre politik për të votuar për partinë dhe kandidatët që ata donë deri në në mbyllje të gjithë procesit zgjedhor.”, thuhet në njoftim. /indeksonline