Infeksionet gripale dhe gripi, që merren nëpërmjet rrugëve respiratore, bëhen shkak të humbjes së dëshirës për të punuar.
Duke theksuar se pjesa më e madhe e shoqërisë ndikohet nga shqetësime të infeksioneve gripale të përmasave epidemike, specialistët nuk këshilluan qëndrimin në ambiente të populluara dhe të mbyllura.
Mjeku Kadir Çetinkara pohoi se sëmundjet infektive, të cilat fillojnë me shenja si temperature e lartë mbi 39 gradë, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, lodhje, ethe, dhimbje koke dhe kollë të thatë, mund të diagnostikohen si grip.
Çetinkara theksoi se virusi i gripit përhapet shpejt dhe shumë lehtë, një nga rrugët kryesore të ngjitjes së sëmundjes janë e kollitura dhe pikat e pështymës që përhapen gjatë teshtimës, kontakti direkt me personat e sëmurë dhe përdorimi i gjërave të prekura nga sekrecionet e hundës apo gojës.
E rëndësishme është parandalimi i faktorëve të cilët ndihmojnë në përhapjen e gripit si p.sh pastrimi i duarve pasi prekim sekrecionet e hundës dhe mbulimi i gojës gjatë teshtimës për të penguar përhapjen e pikave të pështymës.
“Gripi dhe infeksionet gripale përhapen nëpërmjet rrugëve respiratore dhe për këtë arsye mund të kthehen në viroza, të cilat shkaktojnë humbjen e dëshirës për punë ose zhdukin fuqinë për të punuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos qëndrohet në vende të mbyllura me shumë njerëz dhe të ajroset shpesh ambienti ku rrini”.
Duke pohuar se rruga kryesore e mbrojtjes nga gripi është parandalimi i uljes së imunitetit të trupit Çetinkara tha: "për këtë arsye duhet të vishemi në përshtatje me stinën dhe të konsumohen produkte me lëng, zarzavate të freskëta dhe fruta. Të qëndrohet larg kontaktit me të sëmurët dhe përdorimit të sendeve të përbashkëta."/gs