Lady GaGa është gati të bëjë sërish skandal. Mbretëresha e “pop”-it ka vendosur të rekrutojë disa transeksualë për videon e albumit të ri "Born This Way". Në këtë mënyrë
shtohen thashethemet që qarkullojnë në llogarinë e saj, teksa të shumtë janë ata që thonë se ajo është një hermafrodite, pra me seksualitet të dyfishtë.Ndërkaq në New York kanë nisur audicionet për personazhet e veçantë që do të bëjnë pjesë në videon e Gagas. Faktikisht, ajo nuk është e re në provokime. Kështu, në skenë gjatë koncerteve, apo nëpër rrugë, këngëtarja i ka mësuar të gjithë me “look” ekstravagant.
Dhe për albumin e saj të dytë, i shumëpritur në të gjithë botën, duket se ka zgjedhur një lançim që do të bëjë të flitet shumë. Kënga e parë do të jetë në treg më 13 shkurt gjatë natës së “Grammy”, kurse CD-ja do të dalë më 23 maj. /indeksonline