ata në takimin e parë me një femër gjithsesi se i kaplon frika. Trema është vetëm një pjesë e asaj se si ndihen ata. Ekspertët zbulojnë se prej çka frikësohen më së shumti dhe si mundemi t’u ndihmojmë.
Takimi i parë është i mbushur me seriozitet dhe pasiguri. Relaksohuni, bisedoni hapur, për të dy do të jetë më e lehtë. Të gjithë kanë kaluar atë mësim: takimi ishte super, ishte sjellë me kujdes gjatë gjithë kohës, ju ka përcjellë deri në shtëpi dhe ishte xhentëlmen i vërtetë. Por, më pas nuk pason thirrja. Kjo sepse keni lënë përshtypje të kundërt nga ajo që ai ka pritur. Edhe imtësia më e vogël mund të jetë shkas që të moh takoheni më. Për shembull, keni konsumuar shtatë kokteje, edhe pse paraprakisht keni thënë se nuk pini shumë./yp