e enjte, 13 janar 2011

Meshkujt, preferojnë femrat e rrezikshme

Femrat e sjellshme, të cilat shumë rrallë krijojnë ndonjë qëndrim dhe nuk e kundërshtojnë partnerin e
tyre, janë më pak të dëshirueshme nga meshkujt.

Shumica e meshkujve kërkojnë nga femrat, jo vetëm të jenë partnerë të barabartë, por edhe të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë.

Femra, e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasim me femrën e ndjeshme, e cila e pret princin me kalë të bardhë.

Meshkujve u pëlqen konkurrenca

Ata janë krenar nëse kanë një veturë të tipit të veçantë, parfum ose veshje firmato, e njëjta vlen edhe për femrën. Meshkujve u pëlqejnë femrat për të cilat duhet të japin shumë mund për ta bërë për vete. Ata kanë dëshirë që femra e tyre të jetë e veçantë, ndryshe nga tjerat dhe intriguese. Ndërsa shumë më shkurt do të qëndrojnë me një femër, e cila pranon me të parën, pasi do të mërziteshin shumë shpejt. Mashkullit nuk i pëlqen që femra t’i rijë në qafë. Kur del me shoqërinë për të pirë, dhe ajo e telefonon disa herë. Ndërsa nëse partnerja nuk i thotë asgjë dhe përkundër kësaj edhe ajo del me shoqërinë e vet, do ta intrigojë më shumë egon e mashkullit, në këtë rast mashkulli do të jetë ai që do ta thërrasë në telefon. Meshkujt “ndizen” më shumë pas femrave, të cilat qëndrojnë të fshehta, i mbajnë në distancë dhe nuk i lejojnë të kenë kontroll mbi to. Femrat e pavarura, me vetëbesim, nuk e përmendin lehtë martesën, dhe kjo do t’i sjell shumë më shpejt tek altari.

Të gjithë kanë nevojë për siguri në jetën seksuale

Njerëzit shprehen se kanë nevojë për një siguri në jetën e tyre të përditshme, në punë, në çift, etj. Duke u rikthyer në vitet ’80-të, në anketat lidhur me dëshirën femërore vihet re se një femër ka dëshira seksuale, por ajo duhet të ndihet e sigurt. Pra, çiftet duhet të jenë të sigurt. Tashmë nuk mund të pyesim më se deri në ç’masë, kjo siguri mund të bëhet e bezdisshme. Ka një nuancë, ndryshim mes besimit aq sa duhet dhe të mos bërit të mërzitshëm. Për qëndrueshmërinë të gjitha gratë ëndërrojnë një dashuri të madhe dhe të rrish gjithë jetën bashkë. Por jeta është e gjatë. Natyrisht që ato e kanë këtë dëshirë thellë brenda vetes. Por ky detaj zbehet kur ato shohin se jeta në çift nuk zgjat shumë për shumë arsye. Sot i jep fund lidhjes me dëshirë për gjërat që nuk të shkojnë më për shtat, duke përfshirë edhe anën seksuale. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar. Te çiftet e tanishme është shumë e vështirë të realizohet, kështu që shkojnë drejt ndarjes./yp
shko