e martë, 25 janar 2011

Sevilla, klip Mourinhos: Do të lëmë pa trofe!(Video)

Nxehet në maksimum situata para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit. Disa lojtarë të Sevillas kanë xhiruar një klip, ku paraqiten duke lyer fytyrën dhe trupin, sikur po bëhen gati për luftë.
Klipi i dedikohet trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, dhe në fund i thuhet : “ Do të të lëmë pa trofe. A po e do edhe një Kupë?!”. Efketet e klipit janë parë menjëherë pasi që Mou nuk ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes. Për shkak të zhvillimeve të fundit, Policia e ka shpallur “ndeshje të rrezikut të lartë”./topLajm

shko