e mërkurë, 26 janar 2011

10 fobitë më të çuditshme

Shumë njerëz kanë frikë nga objekte apo fenomene të ndryshme, si lartësia, vdekja, uji, retë, luftërat e plot të tjera. Këto frikëra, kur bëhen të
paarsyetuara dhe të tepruara, shndërrohen në fobi.
Shumë persona humbasin vetëkontrollin dhe e kanë të pamundur të rregullojnë veten. Frika nga diçka përtej gjendjes normale dhe një mendjeje të shëndoshë quhet fobi.

Frika në një nivel të caktuar dhe nga diçka e arsyeshme është racionale. Por disa njerëz kanë fobi nga gjëra të zakonshme, të cilat mund të jenë pjesë e jetës së përditshme, ose janë shumë pak dëmprurëse për t’u patur frikë. Disa prej tyre madje as nuk mund të shmangen nga rutina e përditshme.


Më poshtë po rendisim një listë me 10 fobitë më të çuditshme dhe të rralla:

Ablutofobia
Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët që nuk janë të qendrueshëm emocionalisht.

Korofobia
Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po, njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

Koumpounofobia
Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopast. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.

Arakibutirofobia
Një tjetër fobi e çuditshme dhe qesharake është frika kur gjalpi i kikirikut të ngjitet në qiellzën e gojës. Kjo quhet Arakibutirofobi. Njerëzit që vuajnë nga ky problem nuk hanë gjalp kikiriku.

Fobofobia
Kjo është interesante: fobia nga fobia. Dikush mund të ketë frikë se mos i krijohet ndonjë fobi, çka është fobi në vetvete. Kjo është më tepër një gjendje psikologjike, sesa fobi e mirëfilltë.

Estiofobia
Një fobi shumë e çuditshme është Esitofobia, ose frika nga robat. “Viktimat” nuk vuajnë nga të gjitha llojet e robave, por vetëm nga disa tipe dhe materiale. Vërehet te njerëzit e shëndoshë dhe ata në moshë të mesme. Ata mendojnë se robat i bëjnë të duken të leckosur e të lënë pas dore.

Kaliginefobia
E imagjinoni dot dikë që ka frikë nga e bukura? Po, ka plot njerëz që i frikësohen femrave të bukura dhe kjo quhet Kaliginefobi. Gjendet më tepër tek adoleshentët dhe burrat me orientime seksuale jo të drejta.

Skopofobia
Skopofobia është frika nga të qenët i shikuar. Është vërtet e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëjë vuajtësin të ndërpresë marrëdhëniet sociale.

Eufobia
Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur dëgjojnë të tilla lajme. Në fakt, frika nuk qëndron tek vetë lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një i keq.

Alodoksafobia
E fundit, por jo nga rëndësia, njerëzit kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë... gjithçkaje./gs
shko