e shtunë, 15 janar 2011

Thaçi, 30 mijë vota para Mustafës

Sipas disa rezultateve të pakonfirmuara zyrtarisht, pesë më të votuarit nga PDK-ja janë Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Azem Syla dhe Jakup Krasniqi. 

Derisa sipas një liste theksohej se Thaçi ka siguruar 114.682 vota, një burim brenda PDK-së ka mohuar këtë duke theksuar se kreu i këtij subjekti, Thaçi, ka 158 mijë vota me rinumërimin nga procesi i sërishëm i zgjedhjeve më 9 janar. 

Ndërsa në pesëshen e parë të LDK-së, e cila është renditur në pozitën e dytë në këto zgjedhje, sipas burimeve tona brenda këtij subjekti janë Isa Mustafa me rreth 126 mijë vota, pasojnë Sabri Hamiti me mbi 30 mijë vota, Ismet Beqiri, Eqrem Kryeziu, Nekibe Kelmendi, për të vazhduar me pesëshen e dytë: Lutfi Haziri, Arben Gashi, Skënder Hyseni, Naser Osmani, etj. Ndërkaq në pesëshen e parë të AAK-së më të votuarit janë Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Blerim Shala, Donika Kadaj, Daut Haradinaj, për të vazhduar me pesëshen e dytë: Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Ramiz Kelmendi, etj.

Raporti përfundimtar i Qendrës së Numërimit të votave do të jetë i gatshëm vetëm pas rivotimit në Mitrovicë. Kështu është thënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit edhe vendimi për procesin e rinumërimit të 92 kutive të votimit më 9 janar është një nga arsyet e mosbërjes publike të raportit të plotë të 760 kutive të votimit të rinumëruara./kosovasot
shko