e hënë, 28 shkurt 2011

Arrestohen trafikantët e rastit Tisa

Policia serbe gjatë një aksionin të titulluar “Tisa” ka arrestuar shtatë persona në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptar, Abedin Iseni (53) dhe Ardin Iseni (27), nga fshati Nasalcë, komuna e
Bujanocit, të gjithë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Bujanoc.



Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi se grupi i të arrestuarve dyshohet se është përgjegjëse për kontrabandimin e 18 emigrantëve ilegal nga Kosova, prej të cilëve 9 ishin fëmijë. Disa nga emigrantë kishin gjetur vdekjen në Lumin Tisa të Hungarisë, teksa me ndihmën e kontrabandistëve po përpiqeshin të kalonin me varkë në mënyrë të paligjshme nga Serbia. Ngjarja pati ndodhur me 14 tetor 2009.



Sipas Daçiq, pas një viti janë arrestuar organizatori i grupit, Josip Gjurasheviq dhe antarët Atila Shiposh, Joso Karimoviq, Goran Maraviq, Jovanka Koledin, të gjithë këta nga Subotica dhe Abedin dhe Ardin Iseni nga fshati Nasalcë, komuna e Bujanocit.

Ky aksion është kryer nga shërbimi kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me gjykatën për krim të organizuar, xhandarmerinë dhe Policinë, ka thënë Daçiq./topLajm
shko