e enjte, 24 shkurt 2011

Arsenali në panik: Lëndohen edhe Fabregas dhe Walcott

Arsenal ka vazhduar me fitore. Në ndeshjen e djeshme të kampionatit anglez ka mundur Stoke Cityn (1:0) dhe tashti është prapa kryesuesit
Manchester United vetëm për një pikë. Mirëpo, suksesin e ri e kanë qitur në hije dëmtime e reja të dy futbollistëve të saj standardë. Listës së të dëmtuarve dje i janë bashkuar edhe Theo Walcott dhe Cesc Fabregas. Spanjolli ka lënë lojën 15 minuta para fundit, për shkak të lëndimit të njërës këmbë, ndërsa Walcott 20 minuta para fundit ka mbetur i shtrirë në fushë për shkak të dëmtimit të nyjës së këmbës. Tashmë është e qartë se ai nuk do të mund të laujë të dielën në finalen e Carling cup kundër Birminghamit në stadiumin Wembley.
“Sa do të zgjasë shërimi i tij ende nuk e dimë, por është më se e sigurt se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës. Për problemet e Fabregasit do të dimë më shumë pas kontrollit detaj”, tha trajneri Arsene Wenger,i cili është shumë i brengosur me këto dëmtime të reja para vazhdimit të dnehsjeve të kampionatit anglez por revanshit kundër barcelonës në Ligën e Kampionëve. 
Për ndeshjen e finales së kupës janë me pikëpyetje edhe paraqitjet e Robert van Persiet dhe Laurent Koscielny, të cilin dje e kishte zëvendësuar Sebastien Squillaci, që edhe shënoi golin e fitores kundër Stoce Cityt./kn/
shko