e hënë, 28 shkurt 2011

DJ Gaddafi bëhet sensacion në internet (video)

Moammer Gaddafi, është bërë yll muzikor në YouTube, pasi që fjalimi i tij është kombinuar me muzikën dance dhe është xhiruar si video, ku në skaj të ekranit vallëzojnë vajzat. 
Gati një milion përdorues e kanë parë këtë video gjatë ditëve të fundit. Videoja e krijuar nga pjesë të fjalimit është quajtur “Zenga Zenga”, ndërsa si refren përsëritën fjalët “shtëpi me shtëpi, luginë me luginë”, si thirrje për luftë.
Videon e ka projektuar DJ izraelit  Noy Alooshe, të cilin e inspiroi fjalimi i Gaddafit, gjestet dhe goditja në tavolinë./topLajm

shko