e enjte, 24 shkurt 2011

Frikë nga tumori, gruaja heq gjinjtë

Një grua italiane hoqi të dy gjinjtë, nga frika se një ditë mund t’i shfaqej tumori I gjoksit.
Pasi nëna dhe motra i kishin vdekur nga
tumori në gjoks, banorja e Pavias në Itali, vendosi që të hiqte vare dy gjinjtë, ndonëse ishte plotësisht e shëndoshë.

Përpara se të bënte ndërhyrjen, ajo iu nënshtrua një testi gjenetik, i cili tregoi se gruaja kishte realisht një shans disi më të lartë se një femër e zakonshme, për t’u prekur prej sëmundjes.

Megjithatë, ndonëse mjekët i bënë të qartë se kontrollet e vazhdueshme do të ishin të mjaftueshme për t’i siguruar shëndet të plotë, e terrorizuar nga sëmundja që ndiqte ndër breza familjen e saj, ajo vendosi të merrte një vendim drastik.

Përpara heqjes së gjinjve, gruaja kishte porositur dy gjinj të njëjtë në përmasë, prej silikoni, prandaj ajo nuk pritet ta ndiejë ndryshimin./tch
shko