të mbetet udhëtimi në Dubai, momenti që ka marrë vesh se motra e saj ishte shtatzanë.
Klodi tregon se dita e saj më e bukur ka qenë kur ka mbushur nëntëmbëdhjetë vjeç e Mirjeta shton se dhe për të ditlindjet kanë qenë shumë të bukura.
Mirjeta i trego Klodit për një histori që ka patur me një djalë që punonin në të njëjtën kompani. Ajo shprehet se djali e ka pëlqyer për gjashtë muaj rradhazi dhe e ftonte për të dalë, derisa Mirjeta ka pranuar.
Më pas Klodi e pyet Mirjetën në lidhje me ndjenjat që ka për Marielin e ajo përgjigjet se ndihet mirë me të, e bën për të qeshur dhe është e lumtur me të.
Ajo shton se me Marielin i ecën biseda dhe është shumë ndryshe nga shumica e djemve të tjerë Shqiptar. Mirjeta shprehet se gjithmonë ka patur dëshirë të kishte lidhje me një djalë shqiptar dhe sëbashku me Marielin janë të predispozuar që ta vazhdojnë lidhjen e tyre dhe jashtë.
Mirjeta shprehet se përditë e më tepër e pëlqen më shumë Marielin dhe po ta ketë larg, do t’ia ndiente mungesën. Klodi shprehet se është shumë e vështirë të gjesh një person që të përshtatesh e të jetë i kompletuar e për Marielin thotë se është shumë i mirë e i edukuar./topLajm