e enjte, 24 shkurt 2011

Hapet restoranti për qentë dhe macet

Hapet restoranti i parë për qentë dhe macet në Moskë. Restoranti quhet Grum Rum dhe ka hapur dyert në bulevardin elegant Petrovski. 
Kafshët munden të shijojnë në pjata porcelani ushqime të shumëllojshme si mish vici me perime, të cilat ju shërbehen nga padronët e tyre me një kujdes të vecantë. Çmimet variojnë nga 750 në 1.000 rubla (16-25 €). 

Restoranti gjithashtu ofron shërbim të plotë si për kafshët ashtu edhe për pronarët e tyre me një menu të pasur./bw
shko