Marina dhe Luana Vjollca kanë kapërcyer formatet e tyre dhe tashmë i shohim jo
vetëm të dielave në spektaklin “E diell”, por edhe në prezantimin e spektaklit më të madh muzikor në këtë televizion “Top Fest”.
Marina, nga prezantimi i emisionit “Procesi Sportiv” e pastaj “Select”, mbërriti në studion e “Së Dielës”, së bashku me motrën e saj, Luanën, në prezantimin e rubrikës “Fqinj të mirë”.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e 14 shkurtit, kur edhe nisi startin edicioni i tetë i “Top Fest”, dy motrat simpatike u shfaqën si prezantuese të tij.
Pyetja është, po Albana?! Realisht ka qenë befasuese mungesa e saj, ndërsa vitet e fundit ishte ajo që bënte prezantimin e këtij festivali.
Që Albana Osmani ta ketë lënë vetë “Top Festin”, nuk e besojmë, pasi ky prezantim ishte një nga të preferuarit e saj, shkruan revista shqiptare Mapo. Aq më tepër, që Albana pas prezantimit të Albania Got Talent ka vetëm një rol periferik në spektaklin “E diel”.
Nuk dihet se si është e vërteta e kësaj pune, por ajo që është e dukshme për këtë televizion, duket se më të pëlqyerat e momentit janë motrat Vjollca.