Ai kishte ofruar si alternativë që PTK-ja t’i jepej nën menaxhim partnerit të tij të biznesit Esad Puskar. Këshilltari i presidentit Pacolli, përveç që është pronar i firmës italiane “Mabco”, është përfaqësues në tregun ndërkombëtar i “London Capital Market”, një institucion financiar me bazë në Londër, të cilin vitin e kaluar presidenti aktual e kishte prezantuar si biznes të cilit duhej dhënë nën menaxhim PTK-në.
Ideja e tij ishte kundërshtuar nga Qeveria e kaluar. Oferta alternative e Pacollit, sipas tyre, nuk ishte më e favorshme se sa mbledhja e 300 deri në 600 milionë eurove nga shitja e 75 për qind të aksioneve të VALA-s e PTK-së, shkruan Koha Ditore.
Pacolli e kishte menduar si ofertë për Qeverinë që LCM-ja e partnerit të tij të biznesit dhe këshilltarit të tij Pushkar t’i jepte një kredi prej 400 milionë eurosh Qeverisë, në shkëmbim të menaxhimit të PTK-së për një periudhë prej gjashtë vjetësh.
Për këtë i kishte dërguar letër Qeverisë, ndërsa publikisht mundësinë e marrjes nën menaxhim të PTK-së nga ky institucion financiar e kishte prezantuar zëvendëspresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, shkruar sot Koha Ditore.
