e shtunë, 26 shkurt 2011

Pacolli i guxmishem. Shkon edhe ne veri

Presidenti Behgjet Pacolli, është treguar i guximshëm, pasi vendosi të kaloj në këmbë urën qe ndanë qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri. I pari i shtetit pas takimeve në Prishtinë, me të marrë detyrën vendosi qe të shtunën e parë në këtë post ta shfrytëzojë për vizitë në qytetin problematik të Mitrovicës.

Pacolli së pari u ndal në jug, ku takoi qytetarët, ndërsa atyre u tha se kjo vizitë është tregues i qartë se institucionet nuk i kanë harruar qytetarët e kësaj ane. Më pas kreu i shtetit në këmbë u nis drejtë veriut dhe u ndal në lagjen e “ Tre Rrokaqiejve”. Natyrisht në eskortën e presidentit nuk mungonin as forca të mëdha të Policisë së Kosovës. /indeksonline
shko