Edhe pse asnjehere nuk ia ka dale mbane, gjithnje ka bere te pamunduren per te ruajtur per vete sa me shume detaje nga jeta e saj personale.
Ndryshe nga shume kolege te saj, apo vajza te ekranit ne pergjithesi, qe edhe kur nuk i kane, i shpikin te rejat, – sidomos nga jeta personale, – per te qene ne qender te titujve bombastike, Xhemi ka zgjedhur te kunderten. Duke terhequr pa dashje edhe me shume vemendjen.
Jehones se ceremonise se marteses shume shpejt iu shtua lajmi se Xhemi Shehu priste femijen e pare.
Te pakten javet e para, pas lajmit se priste nje femije, Xhemi Shehu, duke ndjekur deshiren e te shoqit, enderronte qe nente muaj me pas te mbante ne dore nje vajze te vogel.
Por pritja nuk zgjati shume megjithate, dhe tani as njerit dhe as tjetrit nuk i vjen keq qe ne shtepine e tyre te re, pak muaj me vone do t’i urojne mireseardhjen nje djali.
Ne ndryshim nga ditet e para, Xhemi eshte mesuar me idene dhe mezi pret castin e takimit me te. E ka deshiruar kete lajm dhe tani qe ne barkun e saj rritet ajo krijese e vockel nuk ben tjeter vecse perfiton nga cdo sekonde e dites per te shijuar cdo ndjesi qe i dhuron.
“Nuk kam menduar te terhiqem ne fakt, sepse nuk kam arsye ta bej. Meqe jam mire, pse jo. Besoj, nese gjithcka shkon mire, do ta mbyll kete sezon televiziv”, ka thene Xhemi per revisten ''Klan''.
Do te vazhdoje keshtu deri kur sezoni te perfundoje dhe ajo ti perkushtohet plotesisht bebit.
E vetmja gje qe mund te vihet re tani pa mundimin me te vogel eshte se tani prioritetet e Xhemit kane ndryshuar. Ne plan te pare eshte vetem Ai dhe emocionet qe ndjen kur e mendon veten nene.
Kjo pritje e embel i ka dhuruar kenaqesine e nje lloji te vecante. Prandaj dhe e sheh me kenaqesi barkun qe sapo ka filluar te rritet dhe po pret me padurim qe te rrumbullakoset akoma me shume. Sepse atehere edhe takimi i enderruar me te do te jete akoma me afer./zhurnal
