Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë sot mundësinë e vënies së sanksioneve ndaj liderit të Libisë, Muammar Gadaffi, për shkak të dhunës qe po ushtron mbi demonstruesit në vendin e tij.
Një rezolutë qe po qarkullon në OKB, dhe qe e mbështetë Franca e Britania e Madhe, vlerëson së sulmet e qeverisë ndaj demonstruesve në Libi mund të vlerësohet si krim kundër njerëzimit, dhe për këtë, Tribunali i Hagës mund të nisë shumë shpejtë, hetime me anë të së cilës mund të ngrijë aktakuzë ndaj liderit shumë vjeçar të Libisë Gaddafi.
Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit besojnë se rezoluta mund të kalojë sot gjatë ditës dhe Haga do të jetë e lirë të nisë hetimet./on
