Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën. Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas arritjes së orgazmës pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë në trupin e tyre.
Dëshira për seks
Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin Francezët të cilët kishin marrëdhënie seksuale 141 herë në vit. Më pas vijonin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin Rusët me 131 herë në vit.
Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. Mos u besoni të afërmve apo shokëve të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë në 2 javë aktin seksual.
Kini kujdes nga monotonia në shtrat
Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re.
Ndërkohë që tek burrat faktorët negativë janë: Tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm si dhe përdorimi i tejkaluar i alkoolit. Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual./zhurnal
