në seancën parlamentare të 22 shkurtit të këtij viti, gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit të vendit, nuk ka qënë dhe aq befasues.
AAK konsideron se përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar drejt shkeljes së aktit më të lartë juridik të vendit, është kryeministri Hashim Thaçi, i cili përmes presioneve ndaj deputetëve, krijoi presion mbi Kuvendin dhe institucionet tjera të vendit.
Gjithashtu kjo forcë politike fajëson kryemkinistrin e vendit si personin i cili po dëmton imazhin e vendit në botë për shkak të politikave për interesa të ngushta dhe personale.
Ndërkohë mesiat kosovare bëjnë me dije se AAK e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sit ë drejtë , në mbrojtje të dokumentit më të lartë juridik të shtetit.
AAK ka theksuar nevojën e rivendosjen së shpejtë të kushtetutshmërisë në vend dhe kërkon respektimin e plotë të saj në të gjitha veprimet tjera në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve./BW/