e premte, 11 mars 2011

Adoleshenti Bieber i konkurron Beatles-at në Liverpul

Rrugët e Liverpulit, ku dikur dyndeshin fansat e Beatles u mbushën një ditë më parë nga qindra të rinj që dëshironin të shikonin nga pranë idhullin e tyre, Justin Bieber.
Këngëtari 17-vjeçar mbërriti në Britaninë e Madhe për një koncert, ndërsa një turmë e madhe adoleshentësh u mblodh në hyrjen e hotelit ku ai ishte sistemuar, me shpresën se do të arrinin të merrnin një autograf.

Policia i bëri të qartë Bieber-it se ai mund të akuzohej për nisjen e trazirave, nëse do të dilte jashtë, pasi parashikohej të ishte e vështirë për forcat e rendit të përballonin mësymjen e të rinjve.

Bieber u mjaftua me një dalje në dritare, për të përshëndetur të gjithë fansat, gjest që shkaktoi brohorima dhe ilaritet mes turmës.



Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul
Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul
Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul
Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul
Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul (2011)
Adoleshenti Bieber i konkurron  Beatles-at në Liverpul (Fansat e Beatles ne 1964)
shko