e hënë, 14 mars 2011

Atlantida e fundosur nga tsunami

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve, të udhëhequr nga arkeologët amerikan, mbase në rajonet moçalike të Spanjës, përfundimisht e ka zbuluar-gjetur Atlantidën, qytetin mitik që sipas supozimeve e ka fundosë një tsunami gjigant.

Për ta zgjidhë këtë mister shumëshekullor, ekipi i arkeologëve ka punuar dy vjet dhe është shërbyer më harkime digjitale, radarëve nënujor, teknologjinë nënujore dhe fotografitë satelitore të qytetin të fundosur në afërsi të Cadizit, në jug të pjesës atlantike të Spanjës. Atje, në moçalet e mëdha të parkut nacional Donana, ekspertët vlerësojnë se e kanë gjetur Atlantidën e vjetër.

"Kjo është forca dhe fuqia e tsunamit”, ka deklaruar kërkuesi-hulumtuesi Richard Freund, profesor në Universitetin Hartford në  Connecticutu.

"Është shumë vështirë të kuptohet që tallazi mund të shlyej një ishull me diametër prej 100 km”- ka shtuar ai.
Freund, po ashtu ka thënë se në Spanjën e mesme janë zbuluar edhe një sërë “qytetesh memoriale”, që sipas mostrës së Atlantidës i kanë ndërtuar banorët që kanë ikur nga Atlantida. Kjo dukuri, shkencëtarëve u ka dhënë dëshmi plotësuese dhe besim se në afërsi të Cadizit e kanë gjetur “kryeqytetin”.

Banorët e Atlantidës, të cilat kanë arritur të shpëtojnë, kanë ikur në breg, dhe atje kanë ndërtuar qytete të reja, ka thënë Freund. Zbulimi i grupit të tij do të prezantohet të dielën në mbrëmje në emisionin special “Duke kërkuar Atlantidën”, në Televizionin, National Geographica.

Edhe pse nuk mund të dihet me saktësi se bëhet fjalë pikërisht për Atlantidën, Freund ka thënë se zbulimi i qyteteve- përkujtimor, e ka bindë se ka të drejtë.
"Kemi zbuluar-gjetur diçka që akoma askush nuk e ka parë, diçka që na jep besueshmëri burimore, sidomos në arkeologji, dhe gjithë këtij tregimi i jep kuptim më të madh” ka thënë ai.
Filozofi grek Platoni ka shkruar për Atlantidën, që para 2.600 vjetëve, duke e përshkruar si ishull të vendosur  përpara “Shtyllave të Heraklit”, siç është quajtur në kohërat antike gryka e Gibraltarit. Duke u shërbyer me shënimet dhe përshkrimet e Platonit, shkencëtarët janë fokusuar në bashkimin e Atlantikut me Mediteranin si lokacion shumë i  besueshëm i civilizimit të humbur.

Freund thotë se tsunamit në atë rajon janë mirë të dokumentuar. Një nga më të fuqishmit, me madhësi të një ndërtese dhjetëkatëshe, e ka goditur Lisbonën më 1755.

Debatet se a ka ekzistuar fare Atlantida ose jo, kanë qënë dhe dhe vazhdojnë të mbeten tash e mijëra vite me radhë. “Dialogjet” e Platonit nga viti 360 para epokës sonë, para Krishtit, janë burimi i vetëm i njohur historik për këtë qytet mitik. Platoni ka shënuar se ishulli i quajtur  Atlantida, “brenda një dite e nate është zhdukur në thellësitë e detit”.
Freund dhe grupi që ai udhëheq, planifikojnë gërmime plotësuese ne vendin ku ata besojnë se ndodhet Atlantida dhe rreth qyteteve misterioze 200 km larg në brendinë e Spanjës./topLajm
shko